01:54 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

1 mijë karburante në akset kombëtare do të bllokohen, ç’parashikojnë masat e reja të qeverisë

09:36 | 20/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
1 mijë karburante në akset kombëtare do të bllokohen, ç’parashikojnë masat e reja të qeverisë

Pas dështimit në katërvjeçarin e parë, qeveria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund aksionit që do të nisë pas dy javësh për pastrimin e të gjitha akseve kombëtare nga hyrje – daljet e paligjshme dhe tabelat e reklamave.

Në një intervistë për ‘’Tv Klan”, Spartak Tarka, drejtor i standardeve në Autoritetin Rrugor, thotë se përveç mijëra tabelave të cilat janë vendosur në mënyrë të paligjshme në rrugë, ka 1000 pika karburantesh që nuk kanë marrë leje për të patur akses në segmentet kombëtare. Fati i përfundimtar i tyre, do të jetë bllokimi i kalimit në rrugë.

Por çfarë garancie ka që nyjet e paligjshme nuk do të rihapen më? Ndryshimet në kod e parashikojnë ndërtimin e paligjshëm vepër penale.

Spartak Tarka thotë se për prishjen e këtyre ndërtimeve do të kërkohet edhe ndihma e Policisë së Shtetit. Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë është duke ngritur një grup pune i cili do të ndihmojë për fotografimin e të gjitha akseve kombëtare.

Aty do të evidentohet saktë sa është numri i ndërtimeve dhe tabelave që janë burim aksidentesh dhe cënojnë sigurinë rrugore e më pas do të fillojë prishja. Të gjitha subjektet kanë afat 2 javë për të bërë vetë zhvendosjen e godinave apo tabelave.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: karburantetqeveria
Pas

Kapen 2 familjet e drogës në Milano, 9 shqiptarë në pranga, fitime me vlerë 2 milionë euro

Para

Importi i plehrave, si u tërhoq qeveria Rama, çfarë propozojnë dy partitë opozitare

Para
Importi i plehrave, si u tërhoq qeveria Rama, çfarë propozojnë dy partitë opozitare

Importi i plehrave, si u tërhoq qeveria Rama, çfarë propozojnë dy partitë opozitare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.