Një sulm ndaj dy të rinjve shqiptarë ka ndodhur mesnatën e sotme në sheshin Daviki në Kallithia të Greqisë.
Policia ka raportuar se një person i maskuar ka sulmuar dy shtetasit shqiptarë përkatësisht të moshave 27 vjeç dhe 17 vjeç dhe është larguar duke i lënë të gjakosur në shesh. Pas raportimeve në zyrën operacionale policore, policia ka mbërritur në vendngjarje.
Dy shqiptarët identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kanë marrë plagë në këmbë dhe në krahë, po fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bën me dije gazeta “Kathimerini”
Ndërkohë policia ka mbledhur fakte nga vendngjarja dhe po heton më tej e ndihmuar nga Attica Security. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në sulmimin e dy të rinjve shqiptarë. (E.K/SHUPLAKA)