Policia italiane ka arrestuar 9 shqiptarë të cilët ishin kthyer në makthin e zonës ku kryenin grabitjet. Në sajë të një operacioni të koduar “Robin” është bërë i mundur kapja e shqiptarëve të cilët akuzohen se kanë kryer grabitjen e të paktën 18 shtëpive nga nëntori i viti 2016 deri në shkurt të vitit 2017 në Cuneo.
Ata janë të moshës 29 vjeç deri në 38-vjeç. Njëri prej tyre në profilin e tij në Facebook, kishte shkruar në profilin e tij në facebook “hajdut”.
Emrat e të arrestuarve: Lulash Peci (38 vjeç), Vinsel Ulndreaj (32 vjeç), Gjovalin Vukaj (30), Saimir Zhuba (30) dhe Skender Arra (29), Kelmend Halili (24), Alfred Gaspri (30), Sokol Shkambi (29) dhe Agostin Peci (29).
Ndër ta njëri prej tyre u ndalua në një furgon, ndërsa po shkonte në Shqipëri. Kishte bizhuteritë dhe stolitë në furgon, kompjuterë, tableta dhe materiale të tjera nga vjedhjet.
Përveç katyre shqiptarëve të arrestuar tashmë u janë gjetue edhe dy automjete me vlerë 40,000 euro, që i kishin vjedhur dhe tani u janë rikthyer pronarëve legjitim.
Ndër ta, Sokol Shkambi, u arrestua për shkelje të ligjit të imigracionit ndërsa Agostin Peci për presion. (B.H/Shuplaka)