Akademiku Artan Fuga, është shprehur kundër mënyrës së si funksionon sistemi universitar në Shqipëri.
Sipas Fugës, e drejta për t’u arsimuar nuk ka pse të detyrojë të paguash para. Të paktën në Universitetet Publike sigurisht.
Fuga propozon që sikurse arsimimi i mesëm, të jetë falas edhe ai i lartë.
“Pse arsimimi deri në shkollë të mesme qenka e drejtë për të qenë falas kurse arsimi universitar qenka për t’u futur dorën në xhep familjeve dhe të fyen studentët e ardhur nga shtresat e varfëra, 90 përqind e shqiptarëve, që të zhyten në diferencime privilegjesh 10 përqind e rinisë? Si funksionon për arsimin e mesëm, funksionon edhe për atë universitar! E thjeshtë!”, shkruan Fuga.
Kjo është një ndër 11 tezat për Arsimin Publik, që Fuga publikoi ditën e sotme. Theksojmë se profesori i nderuar i filozofisë dhe gazetarisë, është ndër të paktët akademikë që ka shprehur publikisht rezervat e tij për arsimin publik në Shqipëri. (D.D/Shuplaka)