Fjalimi i parë madhor i presidentit Donald Trump përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara është pritur me kritika.
Kanë qenë zyrtarët e këtyre vendeve, të cilat Trump i quajti si të pa besa. Ata e kritikuan fjalimin e presidentit Trump si të prapambetur e të papërshtatshëm.
Gjatë adresimit të tij, Trump përfshiu Iranin në “grupin e vogël të regjimeve të pabesa” dhe kritikoi marrëveshjen mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor iranian si të.
Në përgjigje të këtij komenti, Ministri i Jashtëm i Iranit tha se fjalimi plot urrejtje i Presidentit amerikan i përket epokës mesjetare dhe jo Kombeve të Bashkuara.
Edhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqi kundërshtinë e tij ndaj fjalës së Trump, teksa mbroi marrëveshjen amerikane për programin bërthamor të Iranit.
Ndërkohë i vetmi person që mbështeti Presidentin amerikan në adresimin e tij, ishte kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu që kërkoi ndryshimin ose shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje.
Jashtë toneve kritike nuk mbeti as Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza, teksa vendi i tij u përshkrua nga Trump si një diktaturë e korruptuar socialiste ndaj të cilës Shtetet e Bashkuara do të marrin masat përkatëse.
Arreaza refuzoi kërcënimin e Trump, teksa tha se ky i fundit nuk është President i botës e nuk mund të menaxhojë as qeverinë e tij.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post