Elbasani ka qenë së fundi jo pak herë në qendër të lajmeve të kronikës, për njerëz të armatosur apo të etiketuar si të fortë.
Pak ditë më parë gjatë një aksioni të Policisë për sekusetrimin e makinave të blinduara, makina e forcave të armatosura u godit nga një mjet. Situatë kjo që shkaktoi shumë polemika.
Për këtë Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako sot pati një takim me drejtuesit e policisë së Elbasanit. Dhe duket se kanë nisur efektet e para.
Sot në qytet nga forcat opeacionale ka nisur një tjetër aksion dhe deri më tani raportohet për disa persona të arrestuar.
Ç’NDODHI TË HËNËN:
Mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Dyli Haxhire”, policia zhvilloi një kontroll për makinat luksoze, ku konstatuan një “Range Rover” me targa AA 040 OJ dhe me vlerë 100.000 euro dhe i kërkuan drejtuesit që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit. Në momentin që ky mjet po shoqërohej, një mjet tip “Audi” goditi në befasi makinën e policisë me targa MB 002 AA. Më pas autorët janë futur në ambientet e tregut agro-ushqimor.
Fill pas kësaj ngjarje, policia arrestoi shtetasit Ledio Zabeli, 26 vjeç dhe Kelmend Xhaferri, 35 vjeç, ku ky i fundit drejtonte mjetin që u ndalua fillimisht për kontroll, ndërsa Zabeli ishte pasagjer. Më pas policia prangosi edhe rojën e tregut agro-ushqimor Valmir Dedja, i cili pengoi oficerët e policisë për të ushtruar kontroll.
Për “Audin” e blinduar u raportua se ishte në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, ndërsa në momentin e ngjarjes drejtohej nga djali i tij.
(E.K/SHUPLAKA)