Ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana do t’i japë lamtumirën Kombëtares shqiptare.
Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare e Futbollit thuhet se Cana do t’i japë lamtumirën Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Italisë, e cila luhet me 9 tetor.
“Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eliminatore SHQIPERI-ITALI”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
“Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje. Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana”, përfundon njoftimi.
(S.SH/Shuplaka)