Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit numri i kërkesave për divorc në qytetin e Kukësit po rritet ndjeshëm.
Në një prononcim për televizionin Ora News, avokatja Aurora Guska tha se vetëm në muajin shtator të këtij viti janë depozituar 11 kërkesa në gjykatë për zgjidhje martese, numër ky më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Nga nga tjetër, avokatja Guska, shprehet se kërkesat për divorc tashmë nuk janë vetëm për shkaqe ekonomike dhe sociale.
“Vura re qëndrime të kundërta të bashkëshortëve për mënyrën e jetesës. Nuk pajtohem në asnjë mënyrë me mënyrën e jetesës në lidhje me bindjet e familjes njëri nga tjetri, çka përbëjnë dhe kanë përbërë shkak për tu drejtuar gjykatës.
Rastet janë fyerjet, mosrespektimi i njërës palë ndaj tjetrës, mosqëndrimi në një banesë të përbashkët. Janë edhe mendimet patriarkale pasi ka shumë kërkesë padi nga zonat rurale.”, tha avokatja Guska.
Sipas saj, divorcet e viteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz për shkak të pasojave që ka tek fëmijët. (D.D/Shuplaka)