Aktorja e Hollywood-it Salma Hayek, e cila është me origjinë Meksikane, ka nisur një fushatë për të mbledhur fonde që do i shkojnë në ndihmë, familjeve në nevojë që po përballen me tërmetin e pak ditëve më parë në Meksikë, ku humbën jetën mbi 200 persona.
Hayek ka publikuar një video, ku tregon se në vitin 1985 edhe ajo vetë është përballur me një situatë të tillë, kur jetonte me familjene saj në Meksikë. Si pasojë e tërmetit të atij viti, aktorja humbi edhe një xhaxha me të cilin ajo ka qenë shumë e lidhur.
Duke u nisur nga përvoja personale, Salma Hayek e di shumë mirë se çfarë po përjetojnë bashkëkombasit e saj në Meksikë.
“Pas tërmetit të 1985-ës në Meksiko, unë u evakuova nga ndërtesa ime, ku shumë miq të mi humbën jetën, duke përfshirë edhe një xhaxha me të cilën unë isha shumë e lidhur. Unë përjetova pasojat e kësaj katastrofe natyrore.
Unë sot po mbledh një grup, për të mbledhur para për t’u ardhur në ndihmë familjeve që po përballen me të njëjtin tmerr tani.
Unë ju përgjërohem ju, ju përgjërohem me gjithë zemrën time, për të ndihmuar me çfarëdo lloj gjëje që mund të jepni. Do bënte një diferencë të madhe dhe sa për nisje, unë do të jap 100 000 dollarëshin e parë.”, thotë aktorja Salma Hayek në video. (D.D/Shuplaka)