Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin”Opinion” ka thënë së Bashkia nuk është përgjegjëse për projektin ku u shëmbën disa shtëpi në Shkozë, përveçse interesimit social.
Sipas Veliajt Bashkia ka dhënë 27 hipoteka të ndërtimeve me vendim ekzekutiv para vitit 1991, të cilat nuk ishin në gjurmë të projektit.
“I kam takuar banorët për një qëllim tjetër, Bashkia ka aplikuar atë që e lejon vetëm ligjii këti vendi. VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje”, tha Veliaj.
Po ashtu ai shtoi se “Ajo që kam thënë nuk është një projekt i Bashkisë do shoh në ARRSH të pyesë se çfarë është projekti dhe më pas, çfarë mund të bëjë Bashkia do t’a bëjë. Ajo që ne mund të bëjmë I vetmi instrument është bonus social që mund të realizojë Bashkia e Tiranës është bonusi i qirasë”,përfundoi Veliaj.
(S.SH/Shuplaka)