Lojtari me origjinë shqiptaren Enis Bardhi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin spanjoll. Ai sonte ka shënuar një tjetër supergol nga goditja e dënimit për skuadrën e tij të Levantes në ndeshjen ndaj Real Sociedad.
Bardhi shënoi golin e tretë në këtë ndeshje në minutën e 89-të e cila ka përfunduar me fitoren e Levantes me rezultatin 3-0.
Për Bardhin ky ishte goli I tretë në 5 ndeshjet e para. (B.H/Shuplaka)