23:37 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nevila Xhindi ZBARDH çfarë u kërkoi anëtarëve të Kryesisë në PD: T’i jepet fund ndarjes ”të vjetër-të rinj”

11:10 | 22/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet Nevila Xhindi: Pse e fshiva nga ”Facebook”-u foton e Gjergj Majkos

Saktë, qartë dhe me pika konkrete. Kështu i ka paraqitur vërjetjet e saj në mbledhjen e Kryesisë së PD-së anetarja Nevila Xhindi.

Ajo shprehet se kënaqur që më në fund në PD lejohet debate dhe analiza. Po ashtu Xhindi shton se brenda partisë duhet të analizojnë qartë se cila do të jetë platform ideologjike e PD-së.

Diçka tjetër që Xhindi mendon se duhet ti jepet fund brenda PD-së është etiketimi ‘’të rinj dhe të vjetër”. Ajo shprehet se Partia ka nevojë për përfshirje dhe për kountributet e kujtdo.

FJALA E PLOTË E NEVILA XHINDIT NË KRYESINË E PD-së:

Fjala ime mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së PD.
Të nderuar kolegë, kjo mbledhje si kurrë më parë ka debat, ka analizë e kërkesë llogarie. Më në fund po i themi me zë brenda forumit tonë ca të vërteta për të cilat kemi qenë objekt e subjekt i abuzimit mediatik, por edhe i fyerjeve e debateve të nxehta në tavoline kafeje. Nëse do e vlerësoja sinqeritetin e debatit këtu brenda një shkalle mjaftueshëm- mirë-shumë mirë, do e vlerësoja mjaftueshëm, sepse ndiej ende tension të lartë. Megjithatë eshtë më mirë të fillojë kështu.
Së pari Dua të ndalem tek besimi dhe fryma e PDs. Mendoj që ka ardhë dita që të rishikojmë/ndertojmë platformën tonë ideologjike politike. PD duket në hallakatje tezash politike e për pasojë diskursi jonë politik nuk jep frymë e besim. Duhet të ngrejmë një grup qe të punojë intensivisht për linjën ideoligjike të PDs së 2017s. Kjo do vendoste shinat për alternativa politike sektoriale dhe do ndihmonte grupin parlamentar për betejen politike në parlament. Pra mendoj na duhen ideologë të djathtë dhe ta vendosin partinë në shtratin e duhur ideologjik. Na duhet platformë alternative që të japë frymë, shpresë dhe ta “përkthejmë” për njerëzit e thjeshtë.
Së dyti: më duket vet-izolues debati “të rinj- të vjetër” ..kam kaq e aq vite në PD. Me zhvillimin e njëanshëm të këtij koncepti, duket sikur ca kthehemi në pronarë dhe ca të tjerë në hyzmeqar për arsye se iu bashkuan partisë sot dhe jo dje. Le ti lëmë emocionet dhe personazhet në shtëpi, partia ka nevojë për kontribute dhe përfshirje pa etiketim ” i ri /i vjeter”.
Se treti, dua të theksoj se duhet më kujdes në përdorimin e termit “militant”. Mua më ngjan fyes dhe jo gjithpërfshirës. Sugjeroj që të përdorim pak më shumë fjalë, por që janë përfaqësuese si: simpatizantë, mbështetës, anëtar të PDs. Shpesh edhe një term të armiqeson e të keqkupton. Fundja kush do donte të quhej militant në 2017-n.
Faleminderit

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: anetarja e kryesisenevila xhindi
Pas

Sherri në Kryesinë e PD, reagon deputeti ndaj Bashës: Boll me njerëz anonim, partia ka nevojë për një anëtarësi reale

Para

Artan Fuga i përgjigjet UET-së së Çilit: Tani ka ngelur vetëm pastruesja të dali e të më kujtojë si e parkoja Vespën

Para
Artan Fuga: Si po e provokon kryesia e Akademisë të Shkencave shtetin shqiptar

Artan Fuga i përgjigjet UET-së së Çilit: Tani ka ngelur vetëm pastruesja të dali e të më kujtojë si e parkoja Vespën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.