Sot në Tiranë në disa akse është bllokuar qarkullimi për shkak të ditës pa makinë. Bashkia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh dhe vetë Veliaj ka qenë në krye të të gjithë organizimit. S’mund të mungonte duke ditur që vërdallë kanë qenë edhe mediat.
Vetë ai ka marrë biçikletën, ku është shfaqur mjaft i buzëqeshur. Me vete ka marrë dhe njërën nga gazetaret që kanë qenë të pranishme në terren. Nga aty Veliaj ka folur për projektin e tij në lidhje me korsitë e biçikletave dhe ndryshimet në disa nga rrugët e kryeqytetit.
“Është trefishuar numri i biçikletave që qarkullojnë në Tiranë. Bashkia do gjobisë këdo që bllokon me makinë korsitë e dedikuara. Nëse dikush nuk e ka problem të paguajë 30 mijë lekë gjobë, atëherë le ta bëjë, ne do ta gjobisim”, tha Veliaj.
(E.K/SHUPLAKA)