Prishja e kullës së Prek Calit, heroit të njohur antikomunist, ka shkaktuar debate në opinionin publik edhe për rolin e tij.
Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një document që zbulon urdhërin e Mehmet Shehut për partizanët për Prek Calin. “Të jetë i lidhur mirë e i siguruem”, urdhëronte Shehu që bënte thirrje për kujdes gjatë transportit të tij nga malësia në qytet.
Postimi i plotë:
Edhe të lidhur e kishin shumë frikë Prek Çalin
Pasi Prek Cali u dorëzua, më 17.2.1945 komandanti i operacionit
gjeneral-major Mehmet Shehu, i kërkonte përgjegjësit të partizanëve që shoqëronin “kriminelin e luftës” Prek Cali që të kishte shumë kujdes gjatë transportimit të tij nga malësia në qytet. Kjo shihet me urdhrin e posaçëm të nesërmen e ditës së arrestimit. Edhe të lidhur e kishin shumë frikë Prek Calin. (B.H/Shuplaka)