00:59 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Supersfida Skënderbeu- Partizani, Policia merr masat e sigurisë. Ku ndalohet qarkullimi

12:26 | 23/09/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Supersfida Skënderbeu- Partizani, Policia merr masat e sigurisë. Ku ndalohet qarkullimi

Skënderbeu- Partizani është padiskutim dueli kryesor i javës së 3-të në Kategorinë Superiore dhe si e tillë policia ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes.

Duke filluar nga ora 16:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth Stadiumit “Skënderbeu”.

Gjithashtu do të merren masa për paralajmërimin dhe mbylljen e lokaleve, pikave të shitjes ambulante që kryejnë aktivitet përreth Stadiumit apo në lulishtet pranë tij.

Nuk do të lejohet lëvizja apo parkimi në rrugën drejt Pallatit të Sportit, në rrugën “Niko Kovaçi”, në shëtitoren “Rilindasit”, përpara hyrjes qendrore të Stadiumit, përveç atyre të përcaktuara nga autoritetet përkatëse të tij.

Në kryqëzimet dhe bulevardet kryesore të qytetit, do të ketë shërbime të shtuara Policie, për të shmangur bllokimin e trafikut të qytetit.

Do të ndalohet përdorimi i pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarreve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e Stadiumit.

Në lidhje me këtë ndeshje, do të angazhohen në total rreth 270 punonjës policie.

Etiketa: ndeshjaskenderbeu partizanisport
Pas

Luan Rama kritikon ashpër procesin e Vetingut: Reforma në Drejtësi, si një përrallë nga e kaluara!

Para

“Kur gjyqtarja u vra nga një njeri i zakonshëm, ç’të presim nga krimi?”, zbardhet debati në mbledhjen e parë të KLD-së

Para
“Kur gjyqtarja u vra nga një njeri i zakonshëm, ç’të presim nga krimi?”, zbardhet debati në mbledhjen e parë të KLD-së

“Kur gjyqtarja u vra nga një njeri i zakonshëm, ç’të presim nga krimi?”, zbardhet debati në mbledhjen e parë të KLD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.