Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizja për Zhvillim Kombëta si dhe aleat i Bashës ka komentuar deklaratën e liderit të opozitës, Lulzim Basha lidhur me fraksionet brenda Partisë Demokratike, ku Basha u shpreh se sa të jet ai kryetar nuk do të ketë të tilla.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares, Nisida Tufa në “Nes24” Shehi ka kritikuar qëndrimin e Bashs dhe ka patur dhe një kshillë për të.
Shehi thotë se është mirë kur brenda partisë ka “korrente”, pra mendime ndryshe. Ai thotë gjithashtu se të jesh kryetar i një partie nuk sht ndonj merit, por të jesh kryetar i një partie me mendime ndyshe brenda është meritë.
Ai i ka bërë thirrje Bashës që të sillet si lider europian.
Do t’i jepja një këshillë të vogël, e dëgjova (Bashën) këtë historinë fatale se “sa jam unë s’ka fraksion”. Gjithnjë kështu thuhet. Por a e di çfarë do të thotë kjo? Që këtu drejtoj unë dhe s’ka tjetër. Këtu ka fjalë më të mira sesa fraksioni. Nuk ka nevojë për fraksion, por për korrente brenda PD ka nevojë. Ky do të ishte revolucioni demokratik i zotit Basha, që të hapte partinë ndaj korrenteve, ndaj njerëzve që gjykojnë ndryshe. Të jesh me një parti dhe të jesh kryetar nuk është meritë. Por të jesh në një parti dhe të kesh mendim ndryshe nga kryetarët, kjo është zotësi e kryetarëve europianë modernë. Askush s’po e bën këtë. Zoti Basha e ka për detyrë që të hapin partinë, që edhe këta kundërshtarë të kenë vend aty, të kenë rrymë. Dhe koha tregon nëse ‘është i madh lumi jot, apo rrëkeja e tyre’. Duhet të pranojmë edhe korrentet e reja në këtë situatë”, tha Shehi. (B.H/Shuplaka)