SERBI- Nikolla Sheshel është djali i politikanit serb, Vojislav Sheshel. Ai është arrestuar ditën e djeshme për armëmbajtje pa leje, përderisa ka qenë i ulur në një nga kafiteritë e Beogradit.
I riu ka pasur armë me vete dhe siç mësohet menjëherë është marrë në polici.
Siç raportojnë mediet serbe, Sheshel ka deklaruar se nuk është i njoftuar për arrestimin e djalit të tij.
“Djali i kujt? Sinqerisht është hera e parë që po dëgjoj për këtë”, ka thënë Sheshel për mediat serbe./metro