Një sherr mes adoleshentëve në brenda ambienteve të gjimnazit në Tiranë ka përfunduar me një të lënduar dhe një në hetim në gjendje të lirë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte I riu A.K 18 vjeç ka goditur me rrip mesi, në kokë dhe trup, nxënësin e shkollës R. S, 17 vjeç banues në Tiranë.
Ndërkohë 18-vjeçari po hetohet në bazë të akuzës që parashikon Neni 89 i Kodit Penal.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.09.2017, në prani të psikologut dhe mësuesit kujdestar u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. K., vjeç 18 banues në Tiranë.
Ky i fundit është nxënës në vitin e tretë në një shkollë të mesme në kryeqytet, dhe para dy ditësh, pra ditën e premte, rreth orës 11:30, në oborrin e shkollës së mesme, ka rrahur e goditur me rrip mesi, në kokë dhe trup, nxënësin e shkollës R. S, 17 vjeç banues në Tiranë.
(S.SH/Shuplaka)