Pas daljes së exit-polleve të para, ku fituese rezulton Angela Merkel, ka reguar ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani. Ai shkruan se të gjitha partitë i lexojnë rezultatet dhe shprehin mirënjohje për votuesit.
Ndërkohë, duke e krahasuar situatën me atë që ndodh në vendin tonë, sipas Manjanit ata s’kanë fare lidhje me ne.
“Zgjedhje jo shaka!
——-
Publikohen exit pollet. Askush nuk i konteston! Të gjithë partitë i lexojnë dhe shprehin mirënjohje për votuesit.
Partitë kryesore kanë rënie të dukshme, por pranojnë gabimet që kanë bërë. E bëjnë këtë gjë menjëherë pas votimit, pa pritur rezultatin zyrtar.
Meqë ra fjala, nuk del askund “komisioni i zgjedhjeve”…
Kulturë, respekt, tolerancë dhe përgjshmëri maksimale.
Asnjë zë i ngritur, megjithë pezmin që parti tradicionale përjetojnë kur shohin se votues të tyre kanë votuar parti tjetër. Seehofer psh, leader i CSU Bavareze, pranoi i pari gabimet e partisë së tij, që favorizuan rritjen e AFP ( parti e ekstremit të djathtë).
Martin Schulz bëri të njejtën gjë megjithëse SPD e tij është në rënie të thellë. Edhe ai pranoi gabimet për politikat e gabuara të ndjekura ndaj “koalicionit te madh”; ndaj ekonomisë; ndaj Refugjatëve dhe luftës kundër terrorit.
Eksponentë të CDU bëjnë fiks të njëjtën gjë.
Edhe AFP që ka rritje (ekstrem i djathtë) vijon të mbështesë pa ndrojtje idetë e veta të cilat u votuan goxha mirë…
Gjithçka mbi idetë dhe veprimet politike. Asgjë personale…
Të gjithë besojnë votën! E nderojnë dhe vlerësojnë duke analizuar vetveten, jo kundërshtarin.
Pash zotin, në keni zot, mos na krahasoni me ata! Nuk kemi fare po fare lidhje!
Nuk kemi për të patur, në fakt! Jo në të gjallët tonë, të paktën…
P.S. shihni më mirë kanale të huaja…”,shkruan Manjani.
(S.SH/Shuplaka)