Pas rezultatit 1-2 në ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtarit, ka reaguar ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika.
Gjika ka ironizuar vendimin e gjyqtarit Kreshnik Cjapi për penalltinë e akorduar në favor të vendasve. Ai shkruan se kush është më i rëndësishëm Cjapi apo ‘keci’
“Bravo Flamurtari, fitore super e merituar dhe më se dinjitoze ⚽️⚽️!
Urime profesor Shpëtim Duro?!
Ekipi të ndjek dhe të kupton ?!
Profesor i nderuar, ne vlonjatët jemi mëndjemëdhenj!
Të lutem vazhdo me filozofinë tënde: punë, punë, dhe aspak ose pak reklamë ?✌️!
Dhe që të mos dal nga natyra ime, si polemizues që jam, një pyetje kam :
Cili është më i rëndësishëm ?
Cjapi apo “keci”, shkruan Gjika.
(S.SH/Shuplaka)