12:17 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pasojat katastrofale, në Porto Riko mund të duhen disa muaj për rikthimin e energjisë

08:15 | 25/09/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Floridës ”Irma” rrezikon Xhorxhian, ç’po ndodh me banorët

Katastrofike ishin dëmet e shkaktuara nga stuhitë natyrore në Amerikë dhe vende të tjera. Kështu Porto Riko po përballet me një krizë tejet të madhe pas dëmeve të shkaktuara nga uragani “Maria”, e cila ka lënë thuajse të gjithë ishullin pa ujë, pa energji elektrike dhe pa shërbime telefonike.

E gjithë popullsia është ende pa energji, ndërsa inxhinierët thonë se do të duhen muaj derisa ky shërbim të rikthehet. Ndërkohë, diga e rrezikuar për t’u shembur që prej së premtes mbetet ende një problem për banorët.

Dërgesat me ushqime, ujë dhe gjeneratorë kanë nisur të mbërrijnë në portin kryesor në San Juan, i cili është rihapur. Të paktën 13 vetë kanë humbur jetën që kur “Maria” goditi Porto Rikon, territor amerikan në Karaibe.

Stuhia, e cila tashmë i drejtohet ujërave të hapura në perëndim të Atlantikut, shkaktoi përmbytje masive dhe dëmtime të mëdha strukturash. U prish edhe rrjeti telefonik anembanë ishullit, ndërsa zyrtarë nga Agjencia federale e Menaxhimit të Emergjencave thonë se do të çojnë atje telefona satelitorë.

Pemët e rëna kanë bllokuar pjesën më të madhe të autostradave, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shtëpive janë pa çati, përveçse të goditura nga përmbytjet. Zyrtarët e këtij ishulli thonë se ka ende rrezik përmbytjesh nga lumi kryesor i Porto Rikos, Guajataca, si pasojë e shembjes së mundshme të digës.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: porto rikouragani
Pas

Fitorja e Merkel çfarë do të thotë për shqiptarët? Flet ambasadorja gjermane

Para

Njëra nga makinat e shkrumbuar në Lezhë i përket kreut të Bashkisë, nisin hetimet

Para
Njëra nga makinat e shkrumbuar në Lezhë i përket kreut të Bashkisë, nisin hetimet

Njëra nga makinat e shkrumbuar në Lezhë i përket kreut të Bashkisë, nisin hetimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

FOTO/ Autobusë të shkrumbuar dhe zjarrfikës në vendngjarje, ja dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkaktohen dëme materiale

Sulm kibernetik në Iran, bankat dalin jashtë funksionit

PD pretendime për “trenin bullgar” në dy KZAZ në Elbasan, vijon procesi i rinumërimit të votave në pallatin e sportit “Farije Hoti”

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj–Xoxa

Erjon Alibej ka vijur deshmine ne gjkko ku ka folur per vrasjen e Bujar Celes, i vellai i Talos:

GJKKO shqyrton informacionin dy mujor të SPAK për Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë. I pranishëm Elman Abule

Osmani udhëton në Hungari për vizitë zyrtare, zbulohet agjenda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.