00:34 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Njëra nga makinat e shkrumbuar në Lezhë i përket kreut të Bashkisë, nisin hetimet

08:21 | 25/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njëra nga makinat e shkrumbuar në Lezhë i përket kreut të Bashkisë, nisin hetimet

Një nga automjetet që u shkrumbua nga zjarri  gjatë orëve të para të ditës së sotme në një parking  në Lezhë i përket kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

“Shuplaka” mëson se makina tip Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK  është djegur dhe grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Po kështu po bëhet vlerësimi  i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. 


DETAJE:

Policia e Lezhes njofton se rreth ores 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës, dhe konkretisht:

Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet keqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(J.V/Shuplaka)

FOTO NGA VENDNGJARJA

 

Etiketa: diegieflakeFran Frrokajmakinaparking
Pas

Pasojat katastrofale, në Porto Riko mund të duhen disa muaj për rikthimin e energjisë

Para

Merr fund aventura greke për Besnik Hasin, shkarkohet nga Olimpiakos

Para
Merr fund aventura greke për Besnik Hasin, shkarkohet nga Olimpiakos

Merr fund aventura greke për Besnik Hasin, shkarkohet nga Olimpiakos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.