Këngëtari i famshëm italian, Albano Carrisi, ka shokuar fansat e tij pas një deklarate që ka bërë gjatë një interviste për “Chanale 5”.
Ndërsa rrëfentë histori nga më të ndryshme për jetën e tij, histori të cilat nuk i kishte zbuluar më parë, Carrisi zbuloi se në një pikë të jetës së tij, ishte ndier aq keq saqë kishte menduar vetëvrasjen.
Shkak për këtë ishte bërë divorci me ish-bashkëshorten e tij Romina. Mes lotësh ai rrëfeu dhimbjen që ka përjetuar asokohe, ndërsa bëri edhe deklaratën që shokoi të gjithë.
“Pranova me dhimbje të madhe që Romina të largohej. Në atë periudhëm kam pirë helm. Duhet ta pranoj se ndonjëherë kam pasur mendime të këqija por më pas i kam thënë vetes se jam budalla.
Vitet ’90 ishin të vështira për t’u përballuar, pasi shkova në kontrast me Zotin. Të kthehesh në shtëpi nga turet e të mos dëgjoj zërat e zhurmën e bukur të familjes, është e vështirë.
Po më binte bota përsipër, por më pas e rigjeta dëshirën për të jetuar.”, zbuloi këngëtari i famshëm italian, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar. (D.D/Shuplaka)