17:28 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës” Amanda Bennett vizitë për herë të parë në Shqipëri, shoqërohet nga Elez Biberaj

09:44 | 26/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtoresha e “Zërit të Amerikës” Amanda Bennett vizitë për herë të parë në Shqipëri, shoqërohet nga Elez Biberaj

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës” Amanda Bennett ka nisur një turne në pesë vende të Ballkanit, ku do të flasë mbi rolin e Zërit të Amerikës dhe ndikimit dhe efektivitetit të programeve të tij për rajonin.

Drejtoresha Bennet sot ndodhet në Shkodër i shoqëruar nga drejtori i  Elez Biberaj dhe drejtori i Seksionit në gjuhen shqipe, Arben Xhixho. 

Po kështu ajo shoqërohet edhe nga Alen Mlatisuma, Redaktor Përgjegjës për Internetin në Divizionin e Euroazisë, Dzeilana Pecanin, Shefe e Shërbimit Boshnjak të Zërit të Amerikës. 

Biberaj ka deklaruar se  vizita e drejtores Bennett është e para në Ballkan e një drejtori të Zërit të Amerikës. Gjatë vizitës në pesë vende të Ballkanit, drejtoresha Bennett do të shpjegojë se si po i përgjigjet Zëri i Amerikës sfidave të sotme me të cilat ndeshet media, si dhe ndryshimit të panoramës mediatike.

Sipas Biberaj, drejtoresha Bennett do të theksojë se misioni i Zërit të Amerikës nuk ka ndryshuar që nga dita e transmetimit të pare, para 75 vjetësh – të tregojë të vërtetën, të jetë i saktë dhe i balancuar dhe të njohë audiencat me Amerikën.

Ai thotë se “në një botë ku besimi tek media po bie, Zëri i Amerikës vazhdon të luajë një rol jetik, si një prej burimeve më të besuara të lajmeve. Zëri i Amerikës ofron alternativën e njoftimit të bazuar në fakte, përballë propogandës, shërben si një mjet ku mund të gjesh alternativat që ofron opozita, si dhe debatin publik, duke nxitur zhvillimin e shoqërive të lira e të drejta.”

Shërbimet e Ballkanit të Zërit të Amerikës ofrojnë programe cilësore, në platforma të ndryshme, dhe kanë një ndikim dhe ndjekje të lartë në rajon, duke ofuar lajme dhe informacion të paanshëm dhe të besueshëm, që shtypi i politizuar vendas nuk është gjithmonë në gjendje ta japë. Zëri i Amerikës ndiqet nga 12% në Serbi, 13.4% në Bosnje Hercegovinë, 26.5% në Mal të Zi, 60.5% në Shqipëri dhe 64% në Kosovë.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: Amanda Bennettelez biberajShkoder
Pas

Çfarë po ndodh me Tahirin dhe tentativat e fundit në media për të ngritur figurën e tij

Para

Shtëpia e parë për çiftet e reja, plani për t’i lehtësuar. A do ta realizojë qeveria?

Para
Shtëpia e parë për çiftet e reja, plani për t’i lehtësuar. A do ta realizojë qeveria?

Shtëpia e parë për çiftet e reja, plani për t’i lehtësuar. A do ta realizojë qeveria?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

“Hiqini vetë para se të gjobiteni”, Rama publikon pamje nga lavazhet në trotuare

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.