“Vetingu nuk është çështje numri punonjës, por strukturimi”. Kështu u shpreh sot Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së dhe për këtë ka reaguar edhe Petrit Vasili.
Vasili ka theksuar se Rama si “kryeministri i paditur që është do që të bllokojë Vetingun”.
“Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun. Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.
E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.
Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.
Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.
Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.”, shprehet Vasili.
Rama gjatë mbledhjes së sotme deklaroi se do të ulet në tryezë për Reformën Zgjedhore me PD-në pasi kjo është një çështje për të mirën e vendit. (J.V/Shuplaka)