Në prangat e policisë greke ka rënë një polak pasi është kapur pranë kufirit me Shqipërinë, duke transportuar lëndë narkotike. 43-vjeçari u ndalua në rrugën periferike të Janinës, teksa po udhëtonte me makinë e tij.
Në makinë iu gjetën 2 çanta që përmbanin 8 pako me 41 kg 450 gram marijuanë. Mësohet se policia greke e ndoqi polakun nga kufiri i gjelbër, pas sinjaleve të marra.
Policia greke vuri në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin polak 43-vjeç, të cilit iu sekuestruan edhe 2 celularë dhe 90 euro. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post