Koreja e Veriut duket se po përgatitet për luftë ndaj SHBA-së. Pasi ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho deklaroi se kërcënimi i presidentit amerikan se regjimi i Kim do të rrëzohej shumë shpejt, ishte deklaratë lufte, Pheniani deklaroi se do të rrëzojë bombarduesit amerikanë që do të fluturojnë pranë kufirit të vendit komunist.
Në kuadër të kësaj klime të acaruar mes dy vendeve, Koreja e Veriut ka lëvizur avionët e saj luftarakë drejt bregut lindor.
Gjatë punimeve në OKB, ministri Korean deklaroi se bota duhet ta mbajë mend se ishte SHBA që i kishte shpallur luftë vendit të tyre.
Marrëdhëniet janë acaruar pasi Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike mbi Japoni dhe ka kryer teste bërthamore duke anashkaluar paralajmërimet e SHBA-së. (B.H/Shuplaka)