Robbie Williams ka treguar arsyen e anulimit të disa datave nga turneu i tij botëror “Heavy Entertainment Show”.
Ëilliams, shkruan Daily Mail, vuan nga hernia diskale. “Gjëja më e vështirë që duhet të përballojë është dhimbja në shpinë, e cila është shumë stresuese’”shkruan ai.
Artisti kishte anuluar koncertet në San Petërburg ( 7 shtator) dhe në Moskë (10 shtator) për një sëmundje të pacaktuar, rrethana të cilat alarmuan fansat. Tani ka qenë vetë ai që ka zbuluar se vuan nga Hernia diskale.
Robbie Ëilliams do të nisë turneun në shkurt-mars 2018, ku do të zhvillojë 10 koncerte në Australi dhe Zelandën e re.
Ylli, i cili ndan dy fëmijë me një grua Ayda Field, më parë ka folur për Sunday Times edhe rreth presionit të qenë në qendër të vëmendjes. “Kjo punë është me të vërtetë e keqe për shëndetin tim”, rrëfeu ai. “Do të më vrasë, përveç nëse e shoh atë në një mënyrë tjetër”. Ai gjithashtu tha se besonte se depresioni i tij ishte gjenetik.
(B.H/Shuplaka)