Deputetja më e re e Kuvendit, Rudina Hajdari, vajza e vetme e Azem Hajdarit, ka ndarë sot me publikun detaje nga jeta e saj, madje edhe kohën kur babai i saj ishte gjallë. Në një intervistë për emisionin “Kolaudim” në IN Tv, Rudina ka thënë se “Unë jam rritur në këtë shtëpi. Mbaj mend qe me babain loznim shpesh por dhe dilnim shëtitje nga Liqeni Artificial”
Ndërsa shton se babi i saj përveç angazhimeve të politikës, gjthmonë ka mundur që t’i kushtojë shumë kohë dhe familjes.
“Ai gjithnjë e gjente kohën për ne. Na kushtonte shumë kohë”, theksoi ajo. Edhe pse ishin kohë te vështira për vendin, e po ashtu dhe për vetë Azem Hajdarin, Rudina na rrëfen se në shtëpi gjithmonë kishte hare, dhe problemet ishin jashtë portës së tyre. “Në asnjë moment problemet e politikes nuk ishin pjesë e diskutimeve në familje, edhe pse vendi po kalonte momente shumë të vështira babai nuk na fliste asnjë moment për to”, pohoi deputetja e re e PD-së.
Ndërkohë nga ambjetet e shtëpisë ku është rritur ajo kujton gjithnjë këshillat e të atit.
“Shkolla ishte këshilla kryesor. Mbaj mend që gjithnjë na kërkonte të lexonim, të mësonim shumë në shkollë e veçanërisht të mësonim gjuhë të huaja”, tha Rudina.
(S.SH/Shuplaka)