Deputeti socialist Pjerin Ndreu i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” për të folur në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale, ka deklaruar se policia e shtetit e di se kush është personi me ‘Audin’që goditi patrullën e policisë në Elbasan port ha gjithashtu se emri nuk po jepet për shkak të hetimit.
Duke i’u përgjigjur gazetarit Artan Hoxha, Ndreu tha: “Policia e di se kush është, të jesh i bindur se e di, por nuk e nxjerr emrin për shkak të arsyeve të caktuara që lidhen me hetimin dhe disa arsyeve të tjera”, tha Ndreu. (B.H/Shuplaka)