Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 për të folur për situatën e krimit në vend pas ngjarjeve të fundit në Elbasan ka bërë një deklaratë mjaft të fortë.
Ai tha se janë zbuluar tunele të grupeve kriminale, duke i krahasuar me Afganistanin.
“Puna e policisë duhet të ishte më konkrete. Përveç atyre elementeve që zoti Hoxha shpjegoi, një nga gjërat kryesore të këtyre grupeve është logjistika e tyre. Nëqoftëse do analizojmë vendin ku jetojnë e punojnë, si në tunelet e Afganistani, kam informacione. Janë zbuluar tunele ku banda ka fshehur armatime të rënda dhe kjo dihet nga policia. Kjo ngjarje është bërë jo pa qëllim me vonesë. Nuk do t’i bënim nder asnjë institucioni nëse nuk bënim dot një analyze”, tha Demiraj. (B.H/Shuplaka)