Policia Rrugore e Tiranës, ka nisuar aksionin për ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të shërbimit publik, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.
Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po vijon punën për kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.
Janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.
Janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90 drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit.
Gjithashtu në zbatim të këtij plani janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. (J.V/Shuplaka)