Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Krujës, ku një i dënuar për vrasje është hedhur nga tarraca e katit të dytë dhe ka ndërruar jetë.
Identiteti i tij është Jorgos Zani dhe ka vrarë një vit më parë të afërmin e tij 12-vjeçar në Palasë. I dënuari kishte shfaqur shenja të depresionit dhe mbahej në një burg për personat me probleme mendore.
Gjatë marrjes në pyetje vitin e kaluar Zani e ka pranuar me gjakftohtësi krimin, madje ka deklaruar se vrasjen e të miturit e kishte paramenduar.
Sipas dëshmisë, i sëmuri mendor e ka dhënë edhe argumentin makabër për të justifikuar vrasjen. Kisha 2 vjet që doja ta vrisja, ditët e fundit më thoshte “më vrit” dhe unë e vrava të bashkonim mendimet”, u shpreh Zani një vit më parë. Ndërsa tani duket se ka zgjedhur fundin tragjik dhe për veten e tij.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.09.2017, në I.E.V.P. Krujë shtetasi J.Z. 31 vjeç, banues në Vlorë është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi I vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)