03:10 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”S’kam ambicie për kryeministër”, a po thotë Veliaj atë që mendon?!

12:05 | 27/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
”S’kam ambicie për kryeministër”, a po thotë Veliaj atë që mendon?!

Erion Veliaj, tha hapur sot se nuk ka ambicie për kryeministër, por ka planin të konkurojë për një mandat tjetër si kryebashkiak i Tiranës.

Tha sot Veliaj:

”Nuk kam ambicie më të madhe. Së pari me punën fantastike që po bën Edi Rama, duhet të përgatitemi të gjithë që të drejtojë këtë model ndoshta edhe më shumë se Merkel. T’i lëmë të gjithë në pasionin e tij, dua të rikandidoj për kryetar bashkie. Nuk mendoj se gara e Bashkisë së Tiranës nuk e ka më kundërshtarin”

Veliaj më tej shprehu besimin e plotë se Rama do marrë deri një mandat të katërt, edhe pse është në të dytin, ashtu si Merkel.

Por a po thotë Veliaj atë që mendon? A nuk do të dëshironte ai të ishte pasardhësi i Ramës? Ju kujtohet me ç’gëzim e priti ku Rama zgjodhi atë për të darkuar me Ilir Metën (pas së cilës doli edhe lajmi i rremë se kishin nënshkruar një marrëveshje për koalicion)?!

Të gjithë e perceptojnë ambicien e madhe të Erion Veliajt, por askush nuk pret që Veliaj ta shprehë hapur se do donte, një ditë, të ishte pasardhësi i Ramës. Madje është pikërisht ngritja mediatike e tezës se Veliaj është kandidati kryesor (që e shfaq hapur ambicien) në zëvendësimin e shefit të tij që do ta penalizonte. Shumë ambicie do ta shqetësonte shefin. Dhe shefi merr vendime edhe kur vartësi nuk do, ashtu siç bëri në rastin e Saimir Tahirit.

Dhe duke e njohur mirë se si funksionon pushteti, Veliaj jo vetëm që i bën elozhe qeverisjes së Ramës por thotë se ajo do të vazhdojë deri në mandatin e katërt. Menjëherë pas kësaj ai hedh një tjetër tezë që përforcon të parën por tregon se gjithçka varet nga Rama, nënkuptuar se mbase edhe nuk e kandidon për kryetar bashkie, ku i dihet, mbase e prezanton si pasardhës.

Thotë Veliaj kur e pyesin për rivalin që mund të ketë përballë (Halimin p.sh) në rast se rikandidon:

”S’më takon mua ta them. Ky është një vendim që duhet të bëjnë rivalët”.

Prandaj pra, Veliaj bën ”çunakun” që qëndron pas Ramës duke i fërkuar shpatullat, e dëgjon dhe pret vetëm shenja prej tij. A po thotë Veliaj atë që mendon?! A do donte ai, ”me zemër e shpirt” që lënia e pushtetit të bashkisë të përkojë me marrjen e një pushteti më të madh?! (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkiaedi ramaErion VeliajKryeministria
Pas

Çfarë ka bërë Shqipëria për Kosovën?! Rama: Për votat në UNESKO s’garantojmë dot gjë

Para

Shumë zhurmë për hiçgjë dhe personeli i fryrë i Vettingut

Para
Shumë zhurmë për hiçgjë dhe personeli i fryrë i Vettingut

Shumë zhurmë për hiçgjë dhe personeli i fryrë i Vettingut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.