16:49 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara dhe i dorëzon të gjitha një për një në Polici (VIDEO)

14:39 | 27/09/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara dhe i dorëzon të gjitha një për një në Polici (VIDEO)

Një familje shqiptarësh kanë gjetur një sasi të konsiderueshme monetare ndërsa ndodheshin për vizitë në Llogara.

Plot 115 mijë Euro kanë gjetur brenda një çante që e pikasën në zonën ku hidhen parashutat, dhe ndryshe nga sa do kishte vepruar çdo njeri tjetër, i kanë dorëzuar ato në polici.

Policia e Vlorës i ka falenderuar personat për aktin, që shumë pak kush do e bënte, mbi të gjitha në Shqipëri.

Mirëpo pas hetimeve për të zbuluar se kujt i përkiste çanta me paratë, policia ka proçeduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar.

DETAJET E POLICISË

Një familje turistësh shqiptarë në Llogara, gjen një sasi prej 115 mijë Euro dhe i dorëzon në Polici. Policia e Vlorës i falënderon për aktin qytetar.

Policia në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mije Euro dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar!

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brëndësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë.

Konkretisht: Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore.

Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas Ukrainas.

Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimin penal për shtetasit : S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal. Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: 115 mije eurofamilja shqiptareLlogarapolicia e vlores
Pas

29 vende pune të lira në Dogana, shpallen vetëm dy javët e fundit. A po ndan Rama tepsinë?!

Para

Mustafa Nano justifikon Edi Ramën për kriminelët: I ka dalë situata jashtë kontrollit

Para
Mustafa Nano justifikon Edi Ramën për kriminelët: I ka dalë situata jashtë kontrollit

Mustafa Nano justifikon Edi Ramën për kriminelët: I ka dalë situata jashtë kontrollit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.