Ditën e sotme, ish-truproja i Sali Berishës i cili është dënuar me 25 vite burg që nuk janë shlyer për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari në 1998-ën, duket mjaft i revoltuar për shkak të një lajmi që ka marrë vesh.
Izet Haxhia, shprehet se vetëm një ditë më parë ka zbuluar se ka një dënim për vrasje ndaj tij në Greqi. Dënim që daton të jetë dhënë që në vitin 2001, për një krim të kryer në po të njëjtin vit kur u krye ajo që u quajt “Vrasja e Shekullit”.
Haxhia shprehet se në vitin 1998, kur edhe është bërë vrasja ka qenë në Tropojë. Madje sipas tij e gjitha kjo është një sajesë e atyre personave që i kanë vrarë të vëllain në 1997-ën.
Haxhia thotë se pasi ka zbuluar dënimin, ka bërë lidhjen e fakteve dhe ka kuptuar se kush ia ka vrarë të vëllain.
“Njeriu ne jete ndeshet me shume sfida. Bie, ngrihet, plagoset, sherohet, zhgenjehet, lumturohet, deshton apo tregohet i sukseshem. Bie pre e paragjykimeve e shpijeve , apo behet ure e te tjereve ne rrugtimim e tij drejt nje ngritje apo pasurimi. Ne jeten time mund te kem bere shume gabime qe me kane kushtuar shume. Jam munduar gjithmone ti perballoj sfidat e jetes me dinjitet e pa u nenshtruar ne asnje situate, pa humbur dinjitetin dhe me e rendesishjma pa rene ne batakun e krimit. Por jam ndeshkuar me te padrejte, duke humbur lirine, e denuar per gjera qe nuk kam bere. Dje mora vesh se ne vitin 2001 jam denuar me burgim te perjetshem nga shteti dhe gjykatat greke. Jam denuar per nje vrasje te kryer ne vitin 1998 ne Athine, kur une ne ate kohe kam qene ne Tropoje dhe kam patur vite pa shkelur ne token greke.
Eshte e “habitshme” se nga shteti Shqiptar edhe pse ka patur dijeni per kete vrasje dhe denim qe kam marre, nuk eshte permendur asnjehere. Si duket e kane ruajtur si As nen menge, per ta perdorur ndaj meje. Nuk ju ka mjaftuar denimi qe me dhane, ngaqe u gjenda ne Tirane kur ndodhi “vrasja e shekullit”. Dhe vune ne levizje patronet e tyre greke per te me dhene nje denim te tille. Por duke mesuar kete denim, une jam i qarte se cilet jane urdhedhenesit e vrasjes se vellait tim ne qershor 1997.”, shkruan Haxhia. (D.D/Shuplaka)