Kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho i ftuar në “Opinion” në “News24”, u shpreh se plani i qeverisë është që në Shqipëri të importohen plehra dhe të digjen.
Po ashtu ai kujton si fakt ndërtimin e inceneratovëve.
“Jo më kot janë ndërtuar 3 inceneratorë në Shqipëri dhe në plan për të ndërtuar të tjerë. Plani është që në Shqipëri të importohen mbetje, madje jo mbetje por plehra, bëhet fjalë për djegie plehrash. Sipas shkrimeve dhe gazetave të revistave të huaja, thonë që në Shqipëri janë importuar plehra apo mbeturina, pavarësisht ndalimit me ligj”, tha Spaho.
Ndërkohë ai tha se në lidhje me zvarritjen në Kuvend të kërkesës së grupit parlamentar të PD-së, maxhoranca e ka bllokuar në mënyrë jo ligjore.
“Detyrimisht duhet të kalojë. Kanë përdorur forcën e numrave, arrogancën. Është bllokuar në mënyrë jo ligjore. Sipas rregullores së Kuvendit duhet të futet në shqyrtim dhe të miratohet. Maxhoranca kapet me aspekte teknike, ne do t’i plotësojmë dhe ato”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)