Për ditë me radhë, që kur vendi i tij i lindjes Puerto Rico u godit nga uragani Maria, këngëtari Ricky Martin nuk ka mundur ende të komunikojë me vëllain e tij që ndodhej në ishull.
Këngëtari është shprehur shumë i shqetësuar për shëndetin e të vëllait përmes një videoje të cilën e ka publikuar në Instagram.
“Dua tju njoftoj se jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem ende me vëllain tim. Nuk e kemi idenë se ku ndodhet. Por, jam i sigurt që nuk jam i vetmi me këtë pasiguri.
Ka shumë njerëz, burra dhe gra, që jetojnë jashtë ose në ishull, që nuk arrijnë të flasin me familjet e tyre për shkak të problemeve me komunikimin”, u shpreh ai.
Më tej, Ricky Martinu kërkoi ndihmë ndjekësve të tij që të japin kontributin e tyre në fushatën për mbledhjen e fondeve që u lançua pak ditë më pare. “Një dollar po të dhuroni, 1 dollar do të shkojë në ndihmë të viktimave të uraganit Maria”, thotë këngëtari portorikan. (D.D/Shuplaka)