Ditën e sotme, në Lisbonë u mbajt Konferenca e 39-të e Policive të Kryeqyteteve të Europës. Në këtë konferencë përfaqësues i Shqipërisë ishte, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu.
Tema e konferencës ishte “Sfidat ndaj sigurisë bashkëkohore në Europë: Cilat janë rrugët dhe menaxhimi i ngjarjeve madhore”
Përveç delegacionit shqiptar, në këtë konferencë morën pjesë edhe 35 delegacione të policive të kryeqyteteve të Europës.
Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu zhvilloi një sërë takimet me homologët e tij nga Kryeqytete të ndryshme të Europës.
Në konferencë u hodh ideja që një nga takimet e radhës të zhvillohet në Tiranë.
Në fund të konferencës, pjesëmarrësit e 36 delegacioneve nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku theksuan:
- Krijimin e një komiteti pune për t’i propozuar Bashkimit Europian, mbështetje për sponsorizimin e Konferencave vjetore për policitë e kryeqyteteve të Europës.
- Krijimin e një komiteti pune të përbërë nga disa forca policore të pranishme, që të propozojnë krijimin e “EUROCIVPOL”, i cili të aprovohet nga autoriteti kombëtar, qëllimi kryesor i të cilit të jetë përmirësimi, kooperimi dhe shkëmbimi i praktikave midis forcave policore dhe komunitetit qytetar.
- Rëndësinë e policimit në komunitet, për të parandaluar radikalizmin ekstremist dhe përmirësimin e marëdhënieve midis policisë dhe komunitetit.
- Të bëhet me dije, që është e rëndësishme përmirësimi i trajnimeve operacionale dhe taktikave të shërbimeve që reagojnë për herë të parë ndaj akteve terroriste.
- Të kuptohet që është thelbësor përmirësimi i mekanizmave për parandalimin e ekstremizmit online, rekrutimi dhe marrja e masave, për implementimin e mekanizmave parandalues.
- Të bëhen përpjekje maksimale për zhvillimin e mekanizmave sigurues dhe të shkëmbehet informacion midis forcës policore dhe qytetarëve.
- Të njohë që është esenciale shkëmbimi i informacioneve operative dhe rritja e kapaciteteve të inteligjencës për parandalimin e terrorizmit.
- Të kuptohet që forcimi i bashkëpunimit midis policive kryeqytetase është me rëndësi madhore, kryesisht investim në forcën policore, rendin publik dhe policinë investiguese.
- Të theksojë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim midis policisë për mbështetje civile dhe ndihmë mjekësore në rastet e ngjarjeve madhore.
- Të njohë që policia inteligjente, bazuar në skenare, kërcënime apo vlerësim rrisku, mbledhja e informacioneve, është esenciale në menaxhimin e ngjarjeve madhore.[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2857″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]