Vajza nga Shkodra, Erika Bitanji ka shkëlqyer gjatë performancës se saj në “Swedish Idol” , kjo e ka çuar atë në netët “live” të “talent show”-t.
Pas 9 viteve në balet, shkodrania ka vendosur të ndjekë një tjetër pasion. Në audicionet e para të konkursit muzikor ajo mori pjesë me këngën “Chandelier” të Sia-s, ka qenë pikërisht kjo këngë që ika sjellë fat asaj.
Me zërin e saj ajo arriti të magjepsi jurinë, duke arritur të kalojë me sukses edhe në fazat e tjera. Po ashtu vajza nga Shkodra është një nga pretendentet kryesore për finale.
“Unë dua të them vetëm faleminderit që më kanë votuar dhe më kanë shkruar për sukseset”, thotë Erika.(S.SH/Shuplaka)