Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes ka deklaruar se ekipi i tij ka dominuar për 70 minuta ndaj një kundërshtari të fortë siç ishte Yong Boys.
Sipas tij lodhja fizike e lojatarëve të ekipit korçar solli barazimin e ekipit mik.
Ai tha se situata e skuadrës së tij ndryshonte nga e klubeve të tjera, pasi nuk kishte të njëjtat stafe mjekësore si rivalët me buxhete shumë më të mëdha.
“Nuk janë njëlloj situatat se atje pësuam dy gola për dy minuta, mund të quhet shpërqendrim. Sot ishim të detyruar me daljen e Gavazajt një ndërrim kur ekipi mund të freskohej në 15 minutat e fundit. Mos harroni që nuk ishin Radas e Osmani, Muzaka e Nimaga vinin nga dëmtimet dhe kishin dy ditë me grupin. Kishim edhe 2-3 lojtarë të tjerë me probleme, të gjitha bëjnë që në fund fare të jesh superior për 70 minuta ndaj një kundërshtari të fortë. Sigurisht që pastaj ndjehen këto problem. Ato kanë stafe të specializuara të tjera mjekësore. Ne do të mundohemi të ruajmë formën që në situata të tjera të jetë pak më të favorshme”, tha Daja. (B.H/Shuplaka)