KUSH është në të vërtetë Enertila Beqaj, e akuzuara për mashtrimin me 60 milionë lekë në Durrës.
”Shuplaka” sjell foton e saj, që është shumë e ndryshme nga fotoja që vajza përdorte në rrjetet sociale. Ajo dyshohet se ka mashtruar drejtorin e postës në Manëz duke i zhvatur atij një shumë prej 60 milionë lekësh të vjetër.
Ndërkohë prindërit e saj shprehen se vajza e tyre është e pafajshme dhe nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Po ashtu vajza deklaron se është e fejuar në Itali dhe se me personin që e ka akuzuar nuk ka pasur asnjë njohje.
Po cili ka qenë rrëfimi i parë i Enertilës para hetuesit?
Fillimisht ajo ka shkuar e veshur me një korse dhe ka pretenduar se është shtatzënë, kuptohet që të kishte lehtësira.Por kur njerzit e ligjit i kanë sugjeruar vizitën te mjeku gjinekolog ajo ka pranuar gënjeshtrën se ishte shtatzani e stisur.
Më pas ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së rreme në FB. Djalit i ka thënë se është nga Durrësi. I ka pranuar atij propozimin për tu lidhur bashkë di dhe kërkesat ndaj tij. Ajo ka rrëfyer trukun e përdorur prej saj që ai të mos e merrte vesh adresën e shtëpisë ku ajo banonte se pastaj gjithçka do të dilte në shesh.
Për këtë ajo i kishte dhënë atij afresën e një marketi larg Manzës ku djali dërgonte dhuratat për të. Policia ka sekuestruar dhuratat që Brahushi i kishte dërguar asaj si fustane, çanta, bizhuteri etj.Ai fillimisht i fotografonte ato dhe pastaj ajo bënte përzgjedhjen e sendeve që i pëlqenin.
Dëshmia e saj sot në sallën e gjyqit:
Faqja në facebook nuk është e imja.Sendet i kemi blerë me lekët e mija, në muajin gusht kanë ardhur kushërinjtë nga emigracioni dh ena kanë ndihmuar.
Unë jam e lidhur me një djalë jashtë shtetit. Në polici nuk thash që jam shtatzënë, unë dyshoja për shtatzëni.
Brahushin thjesh e kam parë në Manëz sepse merrnin lekët e kempit në postë. Unë në facebook kam foto profili me mamin tim.
Kërkoj nga gjykata të më lërë të lirë të qëndroj pranë nënës time se e kam të sëmurë. Jam e pafajshme.
Gjykata e Durrësit vendosi masën e ”burg pa afat” për vajzën, ndërsa prindërit e saj kontestuan vendimin.
(E.K/SHUPLAKA)