23:29 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Avokat “falas”, kushtet që duhet të përmbushni për të përfituar ndihmën juridike sipas draftit të ri

13:06 | 29/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokat “falas”, kushtet që duhet të përmbushni për të përfituar ndihmën juridike sipas draftit të ri

Individë të caktuar jo në pak raste mund të ndodhen në kushtet kur nuk përballojnë dot pagesën e një avokati për një çështje civile ose administrative. Në këto kushte është vetë shteti që siguron ndihmën juridike që u nevojitet individëve duke paguar avokatët nga buxheti përmes tarifave të paracaktuara.

Kushtet për avokatin falas

Sipas draft ligjit të ri janë disa kushte që duhet të përmbushen për të përfituar ndihmën juridike falas ku shumica lidhet me gjendjen ekonomike të personave të përfshirë në çështje.

Këto kritere janë:

  1. a) të kenë një çështje civile ose administrative;
  2. b) Të ardhurat mujore të personit të jenë nën pagën minimale, ose personi nuk është në marrëdhënie pune ose është ne pension;
  3. c) Të ardhurat totale të familjes nuk kalojnë më shumë se 500 000 lekë në vit;
  4. d) personi dhe familja që kërkon shërbimin ligjor nuk disponon pasuri të tjera përveç banesës në të cilën jetojnë.
  5. dh) si dhe çdo rrethanë tjetër që e vendos personin në kushte pamundësie, për të siguruar privatisht një nga shërbimet e ndihmës juridike.

Si caktohet pagesa

Pagesa që bëhet nga buxheti ndaj atyre që bëhen pjesë e shërbimit të ndihmës juridike përcaktohet në bashkëpunim me disa palë të përfshira. Sipas draft ligjit të fundit për ndihmën juridike Drejtoria e kësaj ndihme në bashkëpunim dhe me Dhomën Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë në bazë të vendimit të gjykatës, llojin e shërbimit, kushtet dhe orët e punës.

Tarifa minimale e një avokati për çdo lloj ndihme juridike parësore është 5000 lek kurse tarifa minimale e një Avokati për çdo lloj ndihme juridike dytësore është 40 000 lek për secilën shkallë gjyqësore në të cilën çështja do të shqyrtohet./monitor

 

 

 

Etiketa: avokat falaskriteret
Pas

Ambasadori austriak nga Malësia e Madhe: S’është koha për të folur për kanabisin por shqiptarët duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë

Para

Zguri jep sqarime pas raportit të OSBE-ODIHR: KQZ nuk mund të sillej si epror ndaj Parlamentit

Para
Miratohet  nga “Ligjet” për kreun e ri të KQZ, Zguri: Sfida që më pret

Zguri jep sqarime pas raportit të OSBE-ODIHR: KQZ nuk mund të sillej si epror ndaj Parlamentit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.