Liljana Hakillari vijon ende të ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i tij.
Shefit Hakillari e qëlloi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij, duke e lënë atë në gjendje të rëndë.
Por, familjarët e Liljana Hakillarit duket se e kanë marrë me shumë qetësi ngjarjen e tmerrshme që i ka ndodhur Liljanës të cilën e konsiderojnë si një sherr të zakonshëm në familje, pavarësisht se ky sherr mund ti kishte marrë jetën.
Vëllai i saj, me një qetësi të pabesueshme përpara kamerës shprehet: “Çdo familje ka debate, ça ti bëjmë.” Më tej ai vazhdon “Çfarë ndodhi, sot e vuajmë ne”, sikur vuajtjen më të madhe lidhur me ngjarjen, po e përjeton ai që po besdiset nga gazetarët dhe pyetjet e shumta.
Mirëpo a po mendon vallë njeri për vuajtjet që Liljana Hakillari ka kaluar ndër vite. Fqinjët tregojnë se mes çiftit kishte konflikte të vazhdueshme, pasi bashkëshorti 56-vjeçar ishte konsumues i rregullt i pijeve alkoolike. Vetë Liljana ndodhet në gjendje të rëndë dhe nuk arrin dot të rrëfejë çfarë ka përjetuar përkrah bashkëshortit të saj dhunues. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=kdV41wVYRzs