03:37 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

INSTAT: Aktiviteti i Call Center-it bie me 2,31%. Çfarë do të ndodhë me të rinjtë shqiptarë?

15:06 | 29/09/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
INSTAT: Aktiviteti i Call Center-it bie me 2,31%. Çfarë do të ndodhë me të rinjtë shqiptarë?

Sektori i Call Center vitet e fundit ka patur ndikim të lartë në tregun e punës në Shqipëri ku pjesa më e madhe e të rinjve e shikonin si mundësi punësimi.

Kjo vinte për shkak të rrogave të larta që ky lloj biznesi ofronte në krahasim me rrogat në Shqipëri si dhe për faktin se ishte një punësim part-time, çka u leverdis shumë studentëve të cilët njëkohësisht ndjekin edhe universitetin.

Rrogat të cilat për vetë kompanitë e Call Center-it shiheshin si mundësi e mirë për t’u zhvendosur e punuar në Shqipëri pasi e konsideronin si vend me krahë të lirë pune, në krahasim me Italinë.

Transferimi i punës në Shqipëri nënkuptonte më pak vende pune në shtetin fqinj. Kjo rritje e shpejtë, alarmoi autoritetet italiane, të cilat u gjendën nën presionin e humbjes së vendeve të punës në Itali dhe zhvendosjen e tyre në Shqipëri dhe filluan marrjen e masave drastike.

Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve jo anëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ky ligj alarmoi kompanitë Call Center në Shqipëri të cilat penalizoheshin për shkak se operonin në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Për këtë arsye operatorët e tregut deklaruan se kompanitë mëmë po merrnin masa për të zhvendosur një pjesë të aktivitetit në vende të tjera në rajon si Rumania apo Bullgaria. Tashmë duket se rënia e aktivitetit të call center është bërë realitet.

INSTAT konfirmoi në raportin e prodhimit të brendshëm bruto të tremujorit të dytë se Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,31 % i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara. (B.N/SHUPLAKA)

Etiketa: call center
Pas

Raporti i OSBE-ODIHR, Braimllari: Pa i dhënë zgjidhje shit-blerjes së votave, nuk ka Reformë të vërtetë Zgjedhore

Para

Rama i ”rrëmben” Bushatit shefin e kabinetit, POSTI që i ka dhënë dhe hijet e dyshimit që kanë rënë mbi të

Para
Rama i ”rrëmben” Bushatit shefin e kabinetit, POSTI që i ka dhënë dhe hijet e dyshimit që kanë rënë mbi të

Rama i ''rrëmben" Bushatit shefin e kabinetit, POSTI që i ka dhënë dhe hijet e dyshimit që kanë rënë mbi të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.