Kreshnik Spahiu, që prej kohës që u shkëput nga politika duke shpallur heqjen dorë prej saj pas ngjarjeve me PD-në dhe listën e deputetëve, po shihet gjithnjë e më pak në media.
Por sot provokon nga Belgjika me një foto, duke shkruar se prej 3 muajsh nuk sheh asnjë lajm me kryetarin e bashkisë
”E PABESUESHME: 3 muaj, çdo mbrëmje s’shoh në asnje lajm në RTBF (Belgjikë) s’del fytyra e Charles Pikue Kryetari Bashkisë 1000 BX. A punon ky njeri apo “dembel”? ”, pyet me ironi Spahiu, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi.
Më tej ai ”u bën zili” shqiptarëve, sidomos kryeqytetasve duke shkruar:”Lum si ju në Tiranë që zgjoheni dhe flini me Lali Erin!”.
Lajmet në Shqipëri, hapen dhe mbyllen me ndodhi nga politika, ku personazhet kryesore janë kryeministri, kreu i bashkisë, kreu i opozitës etj, por jo të në të gjitha mediet e shteteve të tjera funksionon kështu. Mjafton të kujtojmë se sa pa bujë u pasqyruan edhe deklaratat e kancelares gjermane, kur shpalli fitoren. (V.G/SHUPLAKA)