Ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Himarës, të cilët preken nga faza e dytë e projektit për rehabilitimin e qendrës se Himarës .
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Këshillin e Qarkut të Vlorës, minoriteti u përfaqësua nga Vasil Bollano dhe Fredi Beleri të cilët parashtruan kërkesat në emër të banorëve himarjotë për pajisjen me dokument pronësie të atyre që nuk i zotërojnë ende shpronësim edhe për truallet jo vetëm per godinat.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut.
“Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut”, tha Gjiknuri. (S.SH/Shuplaka)