Gazetari Flamur Vezaj, nga Amerika, ka komentuar në rrjetet sociale ngjarjet e fundit në Elbasan që tronditën opinionin publik.
Vezaj ka sulmuar ashpër Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke thënë se është edhe ajo fajtore për ngjarjet që kanë ndodhur.
Sipas tij është e lehtë që t’i hidhet faji vetëm policisë porn ë këtë mes nuk qëndron pas as prokuroria që siç shkruan Vezaj ka pushuar çështje ose i ka arkivuar në heshtje.
“Kjo prokurori asnjëherë nuk publikon vendimet e mosfillimit, pushimit apo dhe transferimit të dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit për ngjarjet e fundit, ku janë të përfshirë po këta individ si në vrasje, sulm me armë ndaj policisë, drogën e ‘garantuar’ në spedicionin e bashkëshortes së kreut të Bashkisë së Elbasanit apo dhe hetimet për ngjarjet e fundit kriminale”, shkruan Vezaj.
REAGIMI I PLOTË:
“Virgjeria” e Prokurorise se Krimeve te Renda per ngjarjet ne Elbasan ja kalon edhe atyre vajzave qe pasi punojne ne rruget e ndryshme te BE-se ne bashkepunim me tutorin, kur kthehen ne Shqiperi per hater te opinionit i denoncojne ata! Kete politike po ndjek edhe drejtuesi i prokurorise per krime te renda me lejen dhe miratimin e Prokurorit te Pergjithshem qe eshte futur brenda mureve te zyres duke pare armiq edhe ne paradhomen e tij! Pak dite me pare ne emisionin “Opinion” koleget arriten te marrin nje shkrese ku Policia nuk merrte persiper ruajtjen dhe vezhgimin e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore ne Elbasan te lidhur me politiken (skandal)!! Por kjo prokurori, asnjehere nuk publikon vendimet e mosfillimit, pushimit apo edhe transferimit te dosjeve ne prokurorin e Elbasanit per ngjarjet e fundit, ku jane perfshire po keta individ si ne vrasje, sulm me arme ndaj policise, drogen e “garantuar” ne spedicionin e bashkeshortes se kreut te bashkise se Elbasanit apo edhe hetimet per ngjarjet e fundit kriminale! Eshte shume e lehte qe ne kete kohe te hidhet faji te policia sepse realisht ka shume probleme, por prokuroria nuk eshte shume mbrapa! Keshtu qe faji nuk i mbetet vetem policise por edhe prokurorise qe ne disa raste per inat te shefave (P.Pergjithshem e Ministerit) apo te mirave materiale, kane tradhetuar njeri-tjetrin tek personat me rrezikshmeri shoqerore ose thene ndryshe kriminel duke ia pushu ceshtjet apo arkivuar ne heshtje! #presim_shtatorin_tjeter_per_arrestimet_e_bujshme
(B.H/Shuplaka)