Vangelis Marianakis, presidenti i Olimpiakosit, ka folur përsëri në lidhje me shkarkimin e e trajnerit Besnik Hasi nga drejtimi I skuadrës së tij Olimpiakos.
Edhe pse humbi ndaj Juventusit me rezultatin 2-0 ai e ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij si pozitive. Ai ka vlerësuar gjithashtu trajnerin e ri Takis Lemonis, ndërkohë që ka lëshuar kritika ndaj Hasit.
Sipas mediave greke, gjatë vizitës së tij në Itali, ai u ka thënë vartësve të tij se ishte gabuar me Hasin. Gabimi ishte që e mbështeti më shumë sesa duhej dhe kjo rezultoi fatale për skuadrën.
“Duhej ta kisha shkarkuar që pas ndeshjes që humbëm me Sporting Lisbonën në Athinë. Kështu do të evitonim si barazimin me Asteras Tripoli, ashtu edhe humbjen përballë AEK”, ka thënë ai.
Kujtojmë që trajneri me origjinë shqiptare Besnik Hasi që në fillim u gjend nën sulmin e mediave vendase që nuk e përtypnin dot që një shqiptar të drejtonte ekipin grek.
Hasi arriti ta kualifikonte Olimpiakosin në Ligën e Kampionëve. (B.H/Shuplaka)