Pas përplasjes fizike live në emision, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.
Në lidhje me duke incidentin me kolegun e tij nga Lëvizje Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ai u shprh se në këtë mënyrë populli e pa se çfarë njerëzish ka në Vetëvendosje.
“Unë në cdo debat televiziv do tu tregoj njerëzve cfarë manipulantësh dhe cfarë rrugacësh janë një pjesë e njerëzve të Vetëvendosjes. Ai u ndez kur unë i thashë që është krijesë e SHIK-ut. Mua më vjen keq që ndodhi ajo gjë, por ndodhi mrekullia që t’i tregohet popullit kush janë këta njerëz”, tha ai. (S.SH/Shuplaka)